10:18 / E Diele, 12 Gusht 2018 / indeksADMonline

Valverde konfirmon nëse Cillessen do të mbetet te Barça

Ernesto Valverde ka pohuar se ka folur me portierin e dytë, Jasper Cillessen që t’ja bëjë me dije se ai është ende pjesë e planeve të tij për sezonin e ardhshëm.

Por, trajneri i Barcelonës nuk e ka bërë të ditur nëse portieri holandez do të startojë në Superkupën spanjolle ndaj Sevillas.

”Kam folur me Cillesen, por nuk mund të zbuloj se çfarë është thënë. Ai është dikush që ne besojmë në të”, tha Valverde para ndeshjes së sontme.

”Ai është një lojtar që ne e vlerësojmë nga çdo aspekt dhe duam që ai të qëndrojë. Ne i duam dy portierë të nivelit të lartë”.

Cillessen ka qenë portier i rregullt në dy sezonet e fundit në Copa del Rey për Barcelonën, por ka luajtur rrallëherë në La Liga dhe Champions League.

Në fund të sezonit të kaluar, Cillessen bëri të ditur se dëshiron të largohet drejt një klubi ku mund të luajë më shpesh./IndeksOnline/