75 Mall Live Search
11:05 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

Valverde nuk është i kënaqur me rezultatin

Ernesto Valverde tha konkluzionet e tij të para mbi ndeshjen Barcelona-Roma, menjëherë pas çerekfinales së parë në “Camp Nou”, e cila përfundoi 4-1 në favor të katalanasve: “Roma ishte pozicionuar mjaft mirë dhe nuk na ka lejuar të gëzojmë shumë hapësira. Kundërshtari na ka vënë shumë në presion dhe na ka shqetësuar, duke na bërë të mos ndihemi rehat, sidomos në pjesën e parë. Ishte një ndeshje e vështirë dhe e komplikuar”.

Pas këtij reflektimi, trajneri i Barcelonës shtoi: “Nuk e kemi pasur kurrë të lehtë, sepse Roma është një ekip me cilësi të madhe, që dinte si të merrte topin nga prapa dhe të na rrezikonte. Kundërshtari na detyroi të luanim një pjesë të dytë më të hapur, deri në atë pikë, sa ata rrezikuan mjaft, por për fat të mirë fituam 4-1″.

Trajneri Valverde nuk është dakord që të gjitha meritat e fitores zbehen disi nga dy autogolat e De Rossi dhe Manolas: “Nëse nuk afrohesh në zonën kundërshtare, është e pamundur që të ketë autogol. Ndonjëherë, një gol në portën tënde është preludi se do të shënoni. Duhet të jeni atje edhe për të shkaktuar dështimin e mbrojtjes rivale”.

Trajneri i Barcelonës pranoi se “për ne do të ishte shumë më mirë 3-0, se 4-1. Kjo është e qartë. Tani, ajo që duhet të bëjmë, është të pushojmë dhe të përgatisim sa më mirë ndeshjen e së shtunës kundër Leganes, në stadiumin tonë”.