17:31 / E Martë, 09 Janar 2024 / MSH

Valverde nuk “tundohet” nga milionat arabe: Jam në ekipin më të mirë në botë

Mesfushori i Real Madridit, Fede Valverde ka hedhur poshtë çdo mundësi të kalimit të tij në Arabinë Saudite.

Në një deklarim së fundmi, uruguajani ka thënë se është shumë i lumtur te Reali, duke bërë me dijë se milionat nuk i bëjnë fare përshtypje.

“Është e pamundur që unë të kaloj në Ligën Saudite. S’ka shanse. 10, 20 apo 30 milionë nuk do ta ndryshojnë jetën time. Unë jam në Real Madrid, që është klubi më i mirë në botë”, ka thënë ai, transmeton Indeksonline.

Valverde ka shtuar se është shumë i kënaqur me Madridin.

Ai deklaroi se edhe familja e tij është e lumtur me jetesën e tyre në kryeqytetin spanjoll.