14:31 / E Martë, 24 Gusht 2021 / LB

Valverde vazhdon me Real Madrid deri në vitin 2027

Mesfushori i Real Madrid, Federico Valverde, ka vazhduar kontratën me klubin madrilen.

Përmes një komunikate zyrtare, ekipi ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me uruguajanin e cila do ta mbajë atë ne Bernabeu deri në vitin 2027.

Valverde ishte i huazuar tek Deportivo La Coruna në sezonin 17/18, por tani ai është njëri nga lojtarët kryesorë të skuadrës.