17:53 / E Premte, 14 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Van Dijk mesazh Manchester Unitedit: Liverpool nuk frikësohen nga asgjë!

Të dielën do të zhvillohet deri më i madh i ishullit britanik mes Liverpool dhe Manchester United.

Ekipi i Liverpool gjendët në pozitën e parë, ku është duke kaluar në formë të shkëlqyer, transmeton Indeksonline.
E njëjta nuk mund të thuhet për Manchester United që është në pozitën e gjashtë dhe është 16 pikë largë kundërshtarëve të tyre.

Përkundër formës së dobët, mbrojtësi i Liverpool Van Dijk thotë ekipi i tij nuk i frikësohet askujt por duhet të kemi kujdes me Manchester Unitedin.

“Ju e dini se me çka duhet të ballafaqoheni. Ne kemi një ritëm mjaftë të mirë, kështu që nuk duhet të kemi frikë nga asgjë por duhet të jemi të vetdijshëm për rrezikun e tyre.”, u shprehë mbrojtësi holandez.

“Ata kanë lojtarë të mirë, sidomos në sulm, pra duhet të jemi të gatshëm për këtë por përveç kësaj duhet të luajmë lojën tonë, të sigurohemi që të jemi dominues dhe të i vendosim ata nën presion.”, vazhdoi Van Dijk.

Liverpool vjen pas një fitore kundër Napolit në Ligën e Kampionëve që i siguroj kualifikimin e tyre, ndërsa Manchester United humbi kundër Valencisë./Indeksonline/