20:50 / E Shtunë, 03 Dhjetor 2022 / C E

Van Gaal: Mund të bëhemi kampion bote

Louis van Gaal e di se ende ka një rrugë të gjatë për të bërë deri te finalja, por deklaroi se Holanda mund të bëhet kampione bote në Katar.

Kombëtarja e Van Gaal kaloi në çerekfinale të Kupës së Botës, ku do të përballet me Australinë ose Argjentinën e Lionel Messit.

Një fitore 3:1 ndaj Amerikës në stadiumin “Khalifa International” bëri që Holanda ta vazhdojë ëndrrën në këtë Botëror, duke kaluar edhe fazën e eliminatoreve.

Memphis Depay dhe Daley Blind shënuan në pjesën e parë, ndërsa Denzel Dumfries, i cili asistoi dy golat e parë të Holandës, vulosi fitoren e Holandës pasi Haji Wright kishte shënuar një gol për Amerikën.

Qasja pragmatike e Van Gaal e ka bërë atë të kritikohet, por skuadra e tij tani është vetëm dy fitore larg finales dhe tre larg nga ngritja e trofeut, për herë të parë në historinë e kombit të tyre.

“Unë marr mjaftueshëm vlerësim nga njerëzit përreth meje”, tha Van Gaal në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes, kur u pyet nëse besonte se duhej të fitonte kompeticionin për të fituar respekt nga disa prej kritikëve të tij.

“E di që mediat nuk raportojnë gjithmonë pozitivisht, është diçka e kuptueshme në futboll, por disa top shtete nuk kanë përparuar, kemi ende tre ndeshje për të përfunduar.

Ne mund të bëhemi kampion bote. Nuk po them se do ta bëjmë, por që mundemi”, shtoi më tej trajneri i Holandës.

Kombëtarja e Holandës është kualifikuar në çerekfinalet të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ku atje e pret fituesin mes Argjentinës e Australisë.