10:06 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

“VAR”-i gaboi kur e anuloi golin e Ajaxit, ky është vlerësimi i ekspertëve

Chelsea mposhti Ajaxin me rezultat 1-0 në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Por rezultati do të kishte qenë ndryshe nëse “VAR”-i do të shikonte në një perspektivë tjetër vijën e fundit.

Në pjesën e parë, Ajaxi mendoi se ata shkuan në epërsi 1-0 kur Quincy Promes shënoi pas një krosimi të shkëlqyeshëm nga Hakim Ziyechi.

Sidoqoftë, pas një rishikimi të “VAR”-it, goli u anulua. Këndi dhe korniza e treguar tifozëve në stadium dhe në TV e konfirmuan atë vendim me vetëm milimetra.

Megjithatë ka pasur më shumë polemika pas ndeshjes, me shfaqjen e imazheve të tjera që duket se tregojnë se “VAR” përdori kornizën e gabuar për të anuluar golin.

Drejtuesit e teknologjisë së referimit e kishin ndarë vijën pasi që topi ishte larguar nga këmba e futbollistit të parë.

Transmetuesi “beIN Sports” shkoi aq larg sa të thoshte që zyrtarët “e përdorën teknologjinë e gabuar VAR” dhe analisti Marcel Desailly u përpoq ta analizonte vendimin. /IndeksOnline/