75 Mall Live Search
11:25 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

“VAR-i” ia anulon një supergol Besart Berishës (Video)

Skuadra e Melbourne Victory arriti fitoren e radhës kundër Brisbane Roar me rezultat 2 me 1.

Ekipi i Besart Berishës ka mundur të fitoi me rezultat më të thellë, nëse teknologjia më e re “VAR” nuk do t’ia anulonte një supergol sulmuesit kosovar, shkruan IndeksOnline.

Ishte minuta e fundit e ndeshjes, ku Berisha dribloi për mrekulli kundërshtarët dhe shënoi një gol të bukur. Por, goli u anulua me ndihmën e “VAR-it”, për shkak se kosovari kishte luajtur me dorë.

Takimi u mbyll me fitore të Victoryt, me golat e shënuar nga Ëilliams dhe Barbarouses.

Të vetmin për vendasit e shënoi Maccarone në minutën e 56-të.

Me këtë fitore Melbourne ngjitët në pozitën e 5-të me 13-të pikë./IndeksOnline/