23:23 / E Martë, 17 Gusht 2021 / C E

VAR-i shumë punë në Superkupën e Kosovës, Llapi shkruan historinë në “Fadil Vokrri”

Llapi ka fituar Superkupën e Kosovës për herë të parë në histori.

Skuadra nga Podujeva ka mposhtur Prishtinën me rezultat 1-3 në ndeshjen e cila u zhvillua në “Fadil Vokrri”, shkruan Indeksonline.

VAR-i i cili debutoi në futbollin kosovar, kishte mjaftë punë ku u dhanë dy penallti dhe tre kartonë të kuq.

Golin e vetëm për Prishtinën e shënoi Otto John në minutën e 66-të.

Dy gola nga penalltia për Llapin i shënoi Festim Alidemaj (86’ dhe 101’) derisa golin tjetër e realizoi Valmir Veliu.

Për Prishtinën me të kuq u ndëshkuan Krasniqi dhe portieri Betim Halimi derisa për Llapin u përjashtua Krasniqi.

Ky është triumfi i parë i Llapit në Superkupë dhe i dyti sivjet për klubin pasi fitoi Kupën. /IndeksOnline/