23:09 / E Shtunë, 06 Janar 2018 / indeksADMonline

“VAR” ndihmon sërish Juventusin, nuk jepet penalti për Cagliarin [Video]

Cagliari është mposhtur nga Juventus me rezultat minimal 0-1.

Në një moment të takimit ka qenë një rast ku Cagliari do të mund të kishte barazuar rezultatin.

Bernardeschi prek topin në zonë por gjyqtarët heshtin.

Calvarese mbështet në VAR, por edhe Banti i caktuar në “moviolë” , konfirmon se nuk ka kontakt me dorë.

Prekja e dorës nga Bernardeschi ishte e qartë. /IndeksOnline/