17:51 / E Hënë, 14 Qershor 2021 / OSH

Varane e ka vendosur të largohet nga Real Madridi, dëshiron transferimin te kjo skuadër

Real Madridi nga sezoni i ardhshëm mund të mbetet pa mbrojtësi francez, Raphael Varane.

Sipas mediumit “El Confidencial”, Varane e ka vendosur të largohet nga klubi spanjoll, transmeton Indeksonline.

Tutje, ky medium raporton se Varane dëshiron transferimin tek gjiganti francez, PSG.

PSG po ashtu po raportohet se është afër transferimit të mbrojtësit tjetër të Real Madrid, Sergio Ramos./Indeksonline/