16:54 / E Diele, 08 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Vardy “mbret” në Premierligë, Leicester nuk i ndahet Liverpoolit

Jamie Vardy është duke kaluar në një formë shumë të mirë këtë sezon me fanellën e Leicesterit.

Ai arriti të shënoj dy gola në fitoren 1-4 të skuadrës së tij si mysafir i Aston Villës, shkruan IndeksOnline.

Sulmuesi anglez realizoi në minutën 20 dhe 75 derisa dy golat tjerë i realizuan Iheanacho 41′ dhe Evans 49′.

Ndërsa golin e vetëm për Aston Villën e realizoi Grealish në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.

Leicester aktualisht është në vendin e dytë në Premierligë me 38 pikë, tetë më pak se Liverpooli.

Në anën tjetër, Vardy është top golashënuesi i Premierligës me 16 gola në po aq ndeshje, i ndjekur nga Abraham me 11 dhe Rashford e Aubameyang me nga 10. /IndeksOnline/