19:58 / E Mërkurë, 11 Tetor 2023 / L K

Varëse dhe unaza me qumësht gjiri e flokë të bebes, ideja e fundit e Ariana Nilës

Stolitë të cilat filloi t’i shiste në rrjete sociale tanimë janë bërë të kërkuara edhe në tregun botëror.

Nga një vend i vogël si Kosova, dizajnerja, Ariana Nila ka arritur të depërtojë edhe në Evropë me stolitë e saj unike.

Ariana teksa rrëfen sukseset e saj, thotë se çdoherë ka eksploruar për të krijuar gjëra të reja, ku së fundmi tregon edhe produktin e fundit që janë sjell në treg.

“Krejt kjo punë ka filluar duke i punuar produkte për veti dhe shoqet e mija dhe pastaj produktet janë shpërndarë dhe në këtë formë kam filluar  të marrë edhe porosia të tjera”

“Kohëve të fundit është një produkte të cilin e kemi sjellë ka të bëjmë me stolitë më qumështi gjiri, nana e sjellë qumështin e gjirit të saj dhe ne e marrim e ngurtësojmë pastaj e vendosim në varesë. Përveç asaj e kemi edhe produktin më flokët e bebit, ku na e sjellë nena dhe e vendosim përreth qumështit të gjirit”, ka thënë ajo.

E gjithë puna e saj ka filluar përmes një faqeje në facebook, ndërsa sot figuron biznesin e saj në tri lokacione të ndryshme.

Produktet e veçanta të Arianes mund t’i gjeni në lokacionin në Prishtinë, të sheshi dhe në Prishtinamall  pika e re, por gjithashtu porositë mund të behën përmes platformave online.

Unaza dhe varëse me qumësht gjiri e produktet e tjera, Ariana tregon kërkesat më të veçanta të nënave.

Videon e plotë e gjeni më poshtë: