09:25 / E Enjte, 28 Janar 2021 / OSH

Varianti i ri i Covid19, Anglia përgatitet për masa më të rrepta të bllokimit

Varianti i Covidit-19 i zbuluar për herë të parë në Angli, i cili thuhet të ketë një normë më të lartë transmetimi, është gjetur në 10% të rasteve Covid-19 në Francë, tha zëdhënësi i Qeverisë Gabriel Attal.

Attal përsëriti në një intervistë me Radion France Inter të enjten se opsioni i një bllokimi më të rreptë mbeti i hapur për Qeverinë e presidentit Emmanuel Macron, por ai nuk dha detaje më specifike, transmeton IndeksOnline.

Franca raportoi gati 27.000 raste të reja të konfirmuara të mërkurën, numri më i madh një ditor që nga mesi i nëntorit kur Franca ishte në bllokimin e dytë të plotë, duke treguar se masat aktuale të shtetrrethimit nuk përmbajnë virusin, raporton Reutersi./IndeksOnline/