10:46 / E Shtunë, 04 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Varroset punëtori i gurthyesit në Suharekë, pronari lirohet nga paraburgimi

Indeksonline para ca ditësh ka raportuar për vdekjen e një 51-vjeçari në vendin e punës në Suharekë.

Policia e Kosovës kishte dhënë detaje shtesë për këtë rast, ku kishte njoftuar se është arrestuar një person (pronari i gurthyesit ku punonte viktima).

Burimet e IndeksOnline mësojnë se B.B. pronari i gurthyesit është liruar nga paraburgimi ende pa i mbajtur 72 orë paraburgim.

Ndërsa viktima 51- vjeçari, Nystret Mustafa u varrosur ditën e djeshme.

IndeksOnline sjell pamje nga varrimi i të ndjerit: