16:48 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Vashat e Prizrenit e kërkojnë fitoren e tretë me rradhë

Xhiroja e tretë e Superligës së Femrave do të sjellë ndeshje interesante, derisa favoritët shpresojnë të fitojnë.

Vashat prizrenase sot do të presin Kastriotin, ku kërkojnë fitoren e tretë radhazi, derisa skuadra mysafire ka një fitore dhe një humbje në dy xhirot e para.

Të shtunën, Mabetex Prishtina është mysafire e Trepçës, ku shpresojnë ti kthehen fitoreve pas humbjes xhiron e kaluar nga Bashkimi. Mitrovicaset kanë dy humbje në dy ndeshje.

Ndeshja e fundit zhvillohet të dielën mes Vëllaznimit dhe Penzës. Vëllaznimi ka dy humbje nga dy ndeshjet e para, kurse Penza ka dy fitore në dy ndeshje.

Superliga e Femrave – Java 3

E premte

18:00 Bashkimi – Kastrioti

E shtunë

12:00 Trepça – Mabetex Prishtina

E diel

16:00 Vëllaznimi – Penza