15:52 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vazhdimi i seancës së Kuvendit (Drejtpërdrejt)

Pas pauzës, Kuvendi i Kosovës është duke vazhduar seancën plenare.

Gjatë seancës së ditës së sotme është paraparë të trajtohen  9 pika.

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ndërmarrjet Sociale,

5. Shqyrtimi i Raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016

, 6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016,

7. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksës vjetore për vitin 2018,

8. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb,

9. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa.