16:24 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Vazhdojnë ankesat e klubeve për referim, sot e pati radhën Flamurtari

Flamurtari ka regjistruar ndeshje ne 7-të pa fitore në Superligë. Ekipi nga Prishtina humbi 3-1 nga Ballkani në ndeshjen e javës së 11-të, shkruan Indeksonline.

Për këtë disfatë trajneri Sunaj Keqi fajësoi futbollistët për gabime por sipas tij edhe gjyqtarët nuk ishin në nivelin e detyrës.

“Të njejtat gabime po na përsëriten pothuajse në secilën ndeshje. Në çdo repart kemi shumë gabime dhe humbjet janë të pashmangshme.

Nuk dua të ankohem në referim sepse nuk e kam natyrën e tillë, por gola e parë ishte dukshëm nga pozita jashtë loje dhe kjo ishte tejet demotivuese për ne që të shkonim në pushim duke pranuar një gol të tillë.

Por, po e them që ndeshjen e humbëm ne me gabimet tona“, deklaroi Keqi për “Super Sport Kosova”.

Flamurtari renditet në vendin e 10-të me 9 pikë. /Indeksonline/