23:13 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Vazhdojnë ditët me diell, mot i njëjtë edhe nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vendin tonë do të mbajë mot me diell, ku temperaturat do të arrijnë deri në 23 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 21-23 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme kryesisht në pjesën e dytë të ditës”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temat: