Vazhdojnë emërimet e zëvendësministrave
Partia Demokratike e Kosovës, ka emëruar Isni Kilajn, zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural,.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Kilaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Sot pranova Vendimin për emërim në pozitën e Zv. Ministrit në MBPZHR. Falënderoj PDK-në dhe Kryetarin Kadri Veseli për besimin e dhënë. Do jem në shërbim të qytetarëve dhe të gjithë atyre që i përfaqësoj”, shkruan Kilaj
Poashtu Edhe Aleanca Kosova e Re ka emëruar Granit Abdullahu si zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë.
Emërimin e tij e ka bërë zëvendëskryeminsitri Behgjet Pacolli.
Ndërsa, lajmin e ka bërë të ditur deputeti Labinot Tahiri përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook.