22:59 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Vazhdojnë ikjet e qytetarëve në Honduras, muajin tjetër karvani do të jetë më i madh

Qytetarët e Hondurasit duket se nuk janë të kënaqur me vendin e tyre. Ikjet e qytetarëve me karvanë nuk po ndalen.

Në muajin tetor mijëra qytetarë të Hondurasit ia mësynë kufirit me Meksikën ku mbetën të bllokuar, transmeton Indeksonline.

Sipas njoftimeve, 15.000 qytetarë pritet që të nisen në veri me 15 janar. Ky karvan pritet që të jetë më i fuqishëm se të tjerët.

Kësaj radhe qytetarët po pritet të shkojnë në Meksikë dhe SHBA për të gjetur punë dhe për të marrë azil aty.

Qytetarët që nuk po mund të kalojnë kufirin po ndërtojnë kampe duke pritur./Indeksonline/