Vazhdojnë lajmet e këqija për Ousmane Dembele
Ousmane Dembele që nga transferimi i tij te Barcelona ka pësuar lëndime të një pas njëshme, dhe siç duket edhe lëndimi i fundit është serioz për të.
Testet e bëra kanë konfirmuar që futbollisti francez ka pësuar një lëndim muskulor dhe do të jetë 10 javë jashtë fushës.
Futbollisti u lëndua në ndeshjen kundër Borussia Dortmund, ku u detyrua që në minutën e 26-të të largohet nga fusha po ashtu në këtë sezon futbollisti ka luajtur në vetëm tetë ndeshje me skuadrën katalunase./Indeksonline/.