18:23 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vazhdojnë ngacmimet në shkolla, 11 vjeçari rrahet në mënyrë të tmerrshme (Foto)

Ngacmimi në shkolla vazhdon të jetë i pranishëm pothuajse në çdo vend. Madje nganjëherë aq shumë sa të shkaktojë edhe dëme të cilat shihen në fytyrat e shumë fëmijëve.

Djali 11 vjeçar i Ashely Bibbo, nga Kolorado ka autizëm të lartë dhe është sulmuar në mënyrë të përsëritur nga nxënësit e shkollës që e kanë lënë atë me plagë në fytyrë, transmeton Indeksonline.

Pas shkrimit në lidhje me përvojat tragjike të djalit të saj në një post në Facebook, historia e Bibbo-s është shpërndarë gjerësisht në internet, me prindërit e tjerë që ofrojnë ngushëllime dhe mbështetje.

Bibbo shpjegoi se shumica e njerëzve as nuk do e kuptonin se ai është me autizëm, pasi ka pasur kujdes të jashtëzakonshëm ndaj tij që i ka ndihmuar.

Pas incidenteve të shumta ky i fundit e la djalin edhe me trauma të rëndë të fytyrës, përderisa shkolla dështoi të regjistronte incidentin.

Ajo shpjegoi gjithashtu se kishte luftuar që të ketë nj kontakt me anëtarët më të lartë të stafit, për të drejtuar situatën.

“Pas disa incidenteve dhe një situate agresive në muajin nëntor, unë më në fund u thashë se gruaja e ngarkuar kishte dhënë dorëheqje dhe më vunë në kontakt me personin që mori përsipër ngarkesën e saj. Thirra dhe lash një mesazh por nuk pata përgjigje”, ka thënë ajo.

Por djali është sulmuar sërish më 6 dhjetor nga katër nxënës, një prej të cilëve dyshohet edhe të ketë filmuar aktin.

Nëna në fjalë ka kërkuar nga bashkudhëtarët e saj të ndajnë historinë me shpresën se do të rrisin ndërgjegjësimin për gjendjen e tij dhe masën në të cilën ngacmimi mund të kalojë pa paralajmërime nga shkollat.

Duhet përkujtuar që ngacmimi në shkolla vazhdon të jetë një ndër problemet më të mëdha në botë ndër vite./Indeksonline/

Temat: