14:32 / E Shtunë, 27 Janar 2018 / indeksADMonline

Vazhdojnë përplasjet, Nura-Samiut: Mos më trego ti mua…

Përplasjet mes Lushtakëve duket se s’kanë të ndalur. Vendimi për përjashtimin e disa zyrtarëve të PDK-së në Skenderaj, nga ana e kryetarit Sami Lushtaku, ka ngjallur pakënaqësi të shumta në këtë komunë.

Ish-deputeti, Nuredin Lushtaku insiston se është anëtar i Kryesisë së kësaj Dege, përkundër që kushëriri i tij, Samiu, theksoi se nuk është.

Në një prononcim për “Indeksonline”, ai ka thënë se Sami Lushtaku s’ka drejtë t’i tregojë atij se çka të komentojë për këtë situatë.

“Unë po e dha këtë deklaratë dhe po i tregoi Sami Lushtakut që as nuk më ka shti Dega e Skenderajit në Kryesi as ai, mua më ka shti vota e qytetarëve dhe rregullorja e Partisë Demokratike ka marrë vendim që të gjithë deputetë me kanë anëtarë të Kryesisë të PDK-së derisa Qendra nuk del me një rregullore që na kallxon neve dhe na thotë që nuk jem anëtarë të Kryesisë së PDK-së, unë jam në Kryesi të PDK-së se m’ka shti vota e qytetarit jo individi”, ka thënë Lushtaku.

Më tej, Lushtaku i ka reaguar ashpër Samiut duke i thënë se kush çka komenton mundesh mi tregu vetëm disa parashutave që i ke punësu në parti. Nura ka përsëritur se Samiu me këtë vendim ka bërë një veprim të ligë.

“E Samia mundet me i kallxu kush çka komenton atyre që i ka shti parashuta në parti, po jo mu. Unë e shohë çka është në rregull dhe çka nuk është në rregull. Prapë po e them se ai ka bë punën më të ligë që i ka përjashtu njerëzit, që u munu me i përjashtu, se a mundet a s’mundet e sheh ai, e mu nuk mundet as të më largoi e as të më shti në parti ai e as Kryesia e Skenderajt sepse mu nuk m’ka shti Kryesia e Skenderajt por vota e qytetarëve edhe Parlamenti, rregullorja e Partisë Demokratike”, ka thënë ish-deputeti.

Më tej, ai thotë se për mendimet se çka komenton nuk mundet kush me i tregu. “Unë e komentojë atë çka e shoh vet çka është mirë dhe çka s’është mir, prej se jam bërë me ditë diçka”, ka përfunduar Lushtaku.

Ndryshe, Samiu në deklaratën e tij ka reaguar ndaj Nuredinit, që ky i fundit e kundërshtoi për vendimin përkatës.

Sipas tij, Nuredini nuk ka asnjë arsye që të komentojë këtë situatë.

“Vendimet i merr Kryesia e Degës në Skenderaj e jo kryetari. Nura as nuk është në Kryesi e as në struktura të partisë politike, ai është zëvendës kryetar i Komunës dhe kaq. Vendimin e Kryesisë nuk mundet me kundërshtu kërkush por ka mundësi me pas mendime të ndryshme në parti politike po vendimet nuk ndryshohen. Mendimi i tillë është veç një mendim ndryshe i Nuredinit, ai nuk ka as drejtë që t’i komentojë bile, në atë kuptimin se nuk është nëpër struktura të partisë”, është shprehur Lushtaku për “Indeksonline”./Indeksonline/