17:36 / E Premte, 14 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ministri i FSK-së: Nuk komentojë vendimet e Prokurorisë!

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha nuk ka dashur të komentojë lidhur me çështjen e ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale rreth rastit të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në aktakuzë, janë të përfshirë 12 persona, në mesin e tyre edhe Berisha. Ai në një prononcim për “Indeksonline” ka thënë se nuk ka asjë arsye që të jap deklaratë sa i përket vendimeve të organeve të drejtësisë.

“Nuk jam në dijeni kur e kanë ngritur, lidhur me aktakuzat që bëhen nga Prokuroria Speciale unë nuk dëshirojë t’i komentojë, kaq s’kam që të deklarojë më shumë”, ka thënë shkurt Berisha për Indeksonline.

Ndryshe, të akuzuar tjerë janë: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demalijaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Xhavit Jashari dhe S.E dhe F.SH.

Prokuroria në aktakuzë është  propozuar që gjykata të lëshoj masën për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteran luftëtarë të UÇK-së, deri në përfundimin e procedurës penale./Indeksonline/

​Këta janë të akuzuarit për mashtrim me lista me veteranë; Agim Çeku, Lushtaku…