15:07 / E Shtunë, 03 Mars 2018 / indeksADMonline

Vazhdojnë problemet për ish yllin e Real Madridit (Video)

Porto – Sporting konsiderohet një nga sfidat më të ndjera të kampionatit portugez, e që përfundoi me fitoren 2-1 të “Dragonjve”. Në minutën e 60-të, teksa Porto po udhëhiqte 2-1, topi përfundoi në anësore, por u “fsheh” mes këmbëve të punëtorëve të barrelave, të cilët qëndronin ngjitur me njëri–tjetrin të ulur në stol.

Reagimi i ish-futbollistit të Realit të Madridit (luan me Sportingun) ishte i ashpër, por edhe kundërpërgjigjja me shkelm një prej mbajtësve të barrelave ishte e tillë. Brenda pak sekondave nisi një zënkë masive mes pjesëtarëve të të dyja skuadrave por edhe punëtorëve të stadiumit.

Për të kuptuar se çfarë ndodhi gjyqtari kërkoi ndihëm e VAR-it dhe në fund vendosi të largojë nga fusha dy punëtorët e barrelave, ndërsa për Coentraon nuk u mor asnjë masë.