16:58 / E Enjte, 23 Maj 2024 / Gj. Sh

Vazhdojnë punimet në stadiumin “Fadil Vokrri”, brenda pak ditësh shtrihet bari hibrid

Po vazhdojnë punimet në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Zëvendësministrja për Kultur, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Daulina Osmani, ka njoftuar se brenda pak ditësh do të nis shtrimi i barit hibrid, shkruan IndeksOnline.

Punimet në stadiumin e Prishtinës kanë nisur në fund të muajit mars dhe po vazhdojnë me intensitet të lartë.

Stadiumi pritet të jetë i gatshëm gjatë maujit korrik dhe do të ketë standarde ndërkombëtare dhe kushte profesionale.

Ky investim ka ardhur në bashkëpunim mes Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporti, ku vlera e investimit kap shifrën prej 1 milion e 319 mijë euro./IndeksOnline/