13:47 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Vazhdojnë reshjet e shiut, vërshohet ky fshat i Ferizajt (Foto)

Reshjet e shiut kanë vazhduar edhe sot në Kosovë, duke shkaktuar kështu edhe vërshime.

Në fshatin Prelez të Muhaxhirëve në Komunën e Ferizajt, reshjet e sotme të shiut kanë bërë që të vershohen edhe rrugët e këtij fshati, shkruan Indeksonline.

Kjo nuk është hera e parë që banorët e kësaj ane po kanë probleme me vërshime.

Sa herë që bije edhe shiu më i vogël, ata përballen me probleme të qarkullimi si në këmbë ashtu edhe me vetura./Indeksonline/