08:47 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Vazhdojnë trajnimet e Forcave Ajrore të Serbisë, avionët përsëri mbi Preshevë

Forcat Ajrore të Serbisë që prej sot do të jenë përsëri prezent mbi Preshevë.

Sipas mediave serbe, avionët ushtarakë serb do të fluturojnë mbi Preshevë si pjesë e trajnimit të rregullt të fluturimit, transmeton Indeksonline.

Fluturime të ngjashme do të ketë edhe në Nish dhe trajnimi mbi fluturimin në këtë zonë do të bëhet deri më 10 gusht.

Duhet përkujtuar që fluturime të ngjashme janë duke u bërë kohë pas kohe në Preshevë dhe pjesë të tjera të Serbisë përderisa muaj më parë shqiptarët e Preshevës ishin shprehur të shqetësuar pasi fluturimet kishin filluar menjëherë pas arrestimit që iu bë Marko Gjuriqit në veri të Kosovës./Indeksonline/