19:58 / E Shtunë, 14 Korrik 2018 / indeksADMonline

Vazhdon binjakëzimi i dy komunave, Deçanit e Ulqinit

Binjakëzimi i dy komunave; Deçanit dhe Ulqinit, po vazhdon në të gjitha sferat, edhe në atë kulturore e ekonomike. Kështu u tha gjatë takimeve që delegacioni i komunës së Deçanit, i prirë nga kryetari Bashkim Ramosaj, zhvilloi me udhëheqësit e Komunës së Ulqinit. Ndërsa segmenti rrugor Plavë-Deçan, siç u tha, mbetet prioritet në nivelin qendror.