13:39 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

Vazhdon gjendja e rëndë e të plagosurve, në Lipjan

Tre persona vazhdojnë të përballen me gjende të rëndë shëndetësore pak përleshjes me armë zjarri në fshatin Ribar i madh të Lipjanit.

Mjeku kujdestar në Kliniken Emergjente, Naser Syla, ka thënë se gjendja e tyre është e rëndë.

“Ata ende janë në gjendje të njejtë shëndetësore, ne po e kryejmë detyrën tonë. Ata kanë plagë të rënda në pjesë të ndryshme të trupit. Mosha e tyre është nga 30 deri në 60 vjeç”, ka thënë Syla për Indeksonlinen.

Ndryshe, në  QKUK janë kryer të gjitha ekzaminimet, ndërkohë që organet e hetuesisë po vazhdojnë të merren me rastin në fjalë. /IndeksOnline/