00:57 / E Diele, 29 Prill 2018 / indeksADMonline

Vazhdon kërkimi i policëve në Kaçanik, FSK futë zhytësit në Lepenc (Foto)

Po vazhdon kërkimi i dy policëve kosovar që me veturë kanë rënë në humnerë në mbrëmjen e të shtunës në magjistralen Kaçanik-Han i Elezit.

Në vendin e ngjarjes tashmë janë edhe pjestarë të FSK-së, si dhe njësiti i zhytësve të cilët janë futur në lumin Lepenc në kërkim të dy policëve të zhdukur.

IndeksOnline ndodhet në vendin e ngjarjes, por që deri më tani ende nuk ka rezultate.