12:08 / E Hënë, 26 Gusht 2019

Vazhdon kërkimi i të zhdukurit, në Liqenin e Batllavës

Një person është zhdukur dje pasdite në liqenin e Batllavës. Zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë thënë se pavarësisht kërkimit mbrëmë dhe sot, personi ende nuk është gjetur.

“Dje rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën se është zhdukur një person në liqenin e Batllavës. Pasi kemi marrë informatën Policia ka dalë në vend të ngjarjes. Ka vazhduar kërkimi deri në orët e vona. Po ashtu edhe sot është duke vazhduar kërkimi, ndërsa nuk ka ndonjë gjë të re”, ka thënë Flora Ahmeti, zyrtare e informacionit në Policinë Rajonale, në Prishtinë.

Sipas saj, rastit i janë përgjigjur të gjitha njësitet përkatëse, ndërsa kërkimet po vazhdojnë aktualisht./Indeksonline/