Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/04/gjykata-hage-gjykimi-speciale.png)
Edhe sot, në Dhomat e Specializuara në Hagë, do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaqit, KAdri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Seanca është njoftuar të nisë në ora 09:00, raporton Indeksonline.
Ish-krerët e UÇK-së patën seancë edhe dy ditët e kaluara.
Pas seancës se nesërme, Gjykata do të shkojë në pushim për dy javë të plota.
Aktakuza e Zyrës së Prokurorit të Specializuar i ngarkon Thaçin, Krasniqin, Veselin e Selimin me akuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./Indeksonline/