08:31 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

Vazhdon propaganda serbe kundër futbollit të Kosovës, ja çfarë kanë bërë tifozët e Zvezdës në Mynih

Kohëve të fundit propaganda e Serbisë kundër Kosovës ka filluar të ushtrohet edhe në futboll.

Sivjet, në shumicën e ndeshjeve që kanë qenë të përfshira skuadrat serbe në kualifikime të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, është bërë thirrje kundër Kosovës.

Kësaj radhe tifozët e Crvena Zvezdës në Mynih kanë ofenduar rëndë UEFA-në, duke e quajtur organizatë që mbështetë terrorizmin.

“UEFA e mbështet terrorizmin në Evropë – Kosova është Serbi” ka qenë një mesazh i shkruar në afërsi të stadiumit “Allianz Arena” para ndeshjes Bayern – Crvena Zvezda. /Indeksonline/