20:20 / E Shtunë, 16 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vazhdon “sharra” City, deklason edhe Tottenhamin

Manchester City me në krye Pep Guardiolan po vazhdon furishëm serinë e suksesshme të fitoreve.

City kanë mposhtur edhe Tottenhamin, me një rezultat të thellë prej 4-1.

Për Manchester City’n shënuan Gundogan (X2) , De Bryune dhe Sterling. Ndërsa golin e nderit për Tottenham e shënoi Eriksen

Me këtë fitore skuadra nga Manchesteri grumbullon 52 pikë. 14 pikë më shumë se Manchester United, të cilët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. /IndeksOnline/