Vazhdon ta “kopjoj” Ronaldinhon, Jehona Shala shënon supergol! (Video)
Jehona Shala, futbollistja e talentuar kosovare, ka shënuar një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.
“Kopja” e Ronaldinhos (ashtu siç e quajnë bashkëlojtaret dhe kundërshtaret) sot ka shënuar një gol të bukur nga gjuajtja e lirë në fitoren e skuadrës së saj, Liria 3 me 2 ndaj Llapit.
E talentuara kosovare shënoi dy gola në këtë takim, ndërsa të fundit për ekipin nga Prizreni e shënoi Fleta Musaj.
Më poshtë e keni supergolin e shënuar sot nga Shala../IndeksOnline/