08:56 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vdekja e Avicii-t e alarmon muzikantin e njohur

Vetëvrasja e super yllit të muzikës, Avicii e ka alarmuar Dj e njohur Alesso që të ndryshojë orarin jo të shëndetshëm të punës që të mos e ketë fatin e njëjtë sikurse të kolegut të tij.

Kjo vdekje e ka goditur rëndë Alesson pasi që kishin shumë të përbashkëta me Aviciin, transmeton Indeksonline.

“Është e tmerrshme ,një humbje e tmerrshme, jo vetëm për botën e muzikës vallëzuese- Mendoj se e gjithë bota e dinte se kush ishte Avicii” tha Alesso për New York Post.

27 vjeçari Alesso pranon se mënyra e jetesës së një Dj mund të duket tërheqëse por ekziston një anë tjetër e punës që shumë pak njerëz e njohin që mund të jetë e dhimbshme dhe e vetmuar.

Vdekja e Aviccit e ka bërë që ‘Dj’ i njohur të ri-mendoj orarin e tij të punës që të mbrojë shëndetin e tij mendorë. /Indeksonline/