12:08 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Vdekja e emigrantëve në kamionë: 39 viktimat ishin shtetas kinezë

39 viktimat e gjetura të vdekura në një rimorkio kamioni në Essex ishin shtetas kinezë, sipas raportimeve.

Raportet erdhën pasi autoritetet belge kanë lëshuar detaje në lidhje me udhëtimin e kamionit- rimorkio së gjetur në Grays, pasi policia e Mbretërisë së Bashkuar vazhdoi përpara me një hetim për vrasje.

Prokurori federal i vendit njoftoi të enjten se kishte hapur një hetim për vdekjen e 39 personave në kamion, për t’u përqendruar në të gjitha palët e përfshira në transport, shkruan “The Guardian”, përcjell Indeksonline.

“Ky hetim do të kryhet në bashkëpunim të ngushtë me policinë britanike dhe autoritetet gjyqësore”, tha prokurori në një deklaratë.

Prokurori tha se hetimet paraprake treguan se kontejneri kishte mbërritur në Zeebrugge të martën në orën 2.49 pas orës lokale dhe u largua në të njëjtën ditë, duke mbërritur në Purfleet në orën 1 të mëngjesit të së mërkurës.

Punëtorët e autoambulancës Essex njoftuan policinë për zbulimin e kufomave të 38 të rriturve dhe një të riu në orën 1.40 të mëngjesit të së mërkurës.

Hetuesit belgë kanë thënë se nuk ishte ende e qartë kur viktimat u vendosën në kamion dhe nëse kjo ndodhi në Belgjikë. Raportet e mediave sugjerojnë se migrantët në njësinë e frigoriferit mund të ishin ngrirë deri në vdekje në temperaturë -25C.

Policia kontrolloi dy adresa në Irlandën e Veriut të mërkurën në mbrëmje që besohet të jenë të lidhura me arrestimin e shoferit, të quajtur lokalisht si 25-vjeçari Mo Robinson, nga Portadown, i cili po mbahet dhe merret në pyetje nga policia e Exexit nën dyshimin për vrasj./Indeksonline/