22:26 / E Shtunë, 09 Qershor 2018 / indeksADMonline

Vdekja e Vokrrit shtyn hapjen e pishinës së Gërmisë!

Ndërmarrja publike “Sport dhe marketing” ka njoftuar se pishina e Gërmisë nuk do të hapet nesër siç ishte paralajmëruar.

Në njoftimin për media, kjo ndërmarrje ka bërë të ditur se shkak për këtë është vdekja e kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri, transmeton Indeksonline.

Ky është njoftimi i plotë:

Kompania Sport&Marketing, njofton për shtyrje të hapjes së pishinës në Gërmi, e paraparë për të dielën (10.06.2018).

Shtyrja vjen për shkak të vdekjes së befasishme të  kryetarit të FFK-së,  legjendës  së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

Kompania Sport&Marketing  ju shpreh ngushëllime familjarëve të Fadil Vokrrit dhe të gjithë dashamirësve të sportit në Kosovë! Hapja e pishinës në Gërmi do të bëhet të hënën, më 11 qershor 2018, në orën 10:00. /Indeksonline/