17:34 / E Shtunë, 03 Dhjetor 2022 / MSH

Vdekja tragjike e futbollistit 17 vjeçar, reagon kryetari Hamza

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka reaguar pas vdekjes së futbollistit të Trepçës ’89, Erion Kajtazit.

Hamza tha se lajmin për vdekjen e Kajtazit e mori me dhimbje të thellë.

I pari i Mitrovicës u shprehu ngushëllime familjarëve dhe miqve të Kajtazit.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e futbollistit të ri mitrovicas, Erion Kajtazi.

Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, shoqërisë dhe gjithë qytetareve” shkroi Hamza në facebook.

Erion Kajtazi ndërroi jetë sot në moshën 17 vjeçare.

Futbollisti i kombëtares U-17 dyshohet se pësoi ataku kardiak, gjatë ndeshjes Trepça ’89 – FC&AN./Indeksonline/