09:04 / E Diele, 19 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Vdekje e dyshimtë e një foshnje në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka raportuar për një vdekje të dyshimtë në Komunën e Mitrovicës. Sipas njoftimit foshnja ka ndërruar jetë deri sa ishte duke marr trajtim mjekësor në QKUK.

‘’Gjersa ishte në trajtim mjekësorë në QKUK ka ndërruar jetë viktima/fëmija 5 muajshe, femër shtetase e Shqipërisë’’, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente. /IndeksOnline/