08:53 / E Martë, 21 Mars 2023 / L K

Vdekje e dyshimtë në Pejë, afër viktimës u gjet një revole

Gjatë ditës së djeshme është raportuar për një vdekje të dyshimtë në Pejë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima është gjetur në shtëpinë e tij pa shenja jetë, ndërsa pranë trupit të pa jetë është gjet një revole me një fishekë.

Rasti shkon nën hetime.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe se nuk vërehen gjurmë të dhunës. Në afërsi të viktimës është gjet një revole me një fishek. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion”, njofton PK-ja, përcjell IndeksOnline.