10:50 / E Premte, 23 Shtator 2022 / k.v

​Vdekje e dyshimtë në Prizren, policia po heton rastin

Një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prizren.

Policia dhe një ekip i emergjencës kanë dalur në vendin e ngjarjes me ç’rast mjeku përgjegjës ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet dhe është inicuar si vdekje e dyshimtë.

“Prizren 22.09.2022 – 17:10. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Njësitë relevante policore dhe një ekip i emergjencës kanë dalur në vendin e ngjarjes me ç’rast mjeku përgjegjës ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.