23:18 / E Enjte, 13 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Vdes 15 vjeçarja pasi mori drogë, kushëriri i saj e furnizoi me ‘ekstazi’

Një vajzë 15 vjeçe ka vdekur pasi mori ekstazi, të cilën ia dha kushëriri i saj adoleshent.

Shakira Pellow pësoi sulme të shumta kardiake për shkak të efekteve toksike të drogës.

 The last picture of Shakira in her hospital bed before she died

Në gjykatë u tha që ajo kontaktoi tregtarin Joshua Ward, 18 vjeç, për të blerë tabletat, por më pas i kërkoi kushëririt të saj që t’i merrte ato pasi ishte shumë nervoz.

Nga ana e tij, Oakley Willoughby, 18 vjeç, tha se mori 15 pilula me forcë të lartë nga një makinë e parkuar në një Tesco në Camborne- Cornwall.

Ai akuzohet se pagoi 90 £ për drogën, shkruan The Sun- transmeton Indeksonline.

 Shakira Pellow, 15, suffered multiple cardiac arrests and organ failure after taking ecstasy

Thuhet se Willoughby ia dha drogën Shakira-s duke e ndarë atë në tre pjesë me disa shokë të saj.

Një nunmër i miqve të Shakira’s  gjithashtu morën pilulat, dhe kjo e fundit pasi i konsumoi fillojë të dridhej.

Ajo pësoi një sulm në zemër gjatë rrugës për në spital dhe vdiq vetëm një ditë pasi piu tabletat.

Willoughby mohon furnizimin me një ilaç të Klasit A.

Rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente. /Indeksonline/