16:32 / E Shtunë, 20 Korrik 2019 / indeksADMonline

Vdes 27-vjeçari në Kamenicë nga kontakti me rrymë

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka njoftuar se një person i moshës 27 vjeçare, si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike ka humbur jetën.

“Me 19 korrik dyshohet se një person, i moshës 27 vjeçare, nga komuna e Kamenicës, si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, në një trafo elektrike, në fshatin Breznicë, ka humbur jetën”, thuhet në komunikatë.

I njëjti është raportuar si person i zhdukur nga data 17 korrik 2019, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar për obduksion në IML, në Prishtinë./Indeksonline/