21:29 / E Hënë, 15 Prill 2019

Vdes 29 vjeçari pasi bëri operacion për të humbur peshë

Raffaele Acelles nga qyteti i Napolit ka ndërruar jetë pasi bëri operacion për të humbur peshë.

Ai ishte nënshtruar një ndërhyrje në një klinik në Napoli. Pas operimit, atij kishte filluar që t’i keqësohet gjendja. Fillimisht kishte pasur probleme me frymëmarrje, shkruan “Il Mattino”.

Për shkak të kësaj, mjekët u detyruan që ta operojnë atë përsëri.

Por ai vazhdon të bëhej më keq. Doktorët për të shpëtuar atë, propozuan një operim të tretë.

As ky operacion nuk i kreu punë. Ai pas kësaj ndërhyrje ndërroi jetë. Rafaele kishtë një grua dhe një djalë gjashtë vjeçar. 

Rreth këtij rasti janë hapur hetim si vdekje të dyshimtë.