21:40 / E Hënë, 19 Gusht 2019

Vdes 9 vjeçari nga meningjiti, mjekët nuk e diagnostikuan sëmundjen

Jo rrallë herë ka raste kur nuk saktësohet diagnoza e ndonjë personi të sëmurë.

Kështu së fundmi një 9 vjeçar ka humbur jetën nga  meningjiti katër ditë pasi mjekët e dërguan në shtëpi me antibiotikë për të trajtuar dhimbjet në stomak.

Image result for Austin O'Dowd

Austin O’Doëdu u ankua për të ënjtura dhe dhimbje stomaku. Babai i tij pretendon se mjekët e dërguan në shtëpi me antibiotikë dhe ilaç syri gjashtë orë pas mbërritjes së tij në spital.

Pas kësaj kanë nisur edhe hetimet për këtë vdekje tagjike.

 “Kur Austin vdiq ishte një tronditje e madhe për ne,”, vlerësohet të ketë thënë familja.

 “Mjekët nuk arritën t’i diagnostikonin sëmundjen dhe e nxorën nga spitali. Por gjendja e Austin u përkeqësua pasi dhimbjet në stomak u intensifikuan. Dhimbjet e tij u dyfishuan.”, ka thënë babai i Austin.

Syri i Austin filloi të fryhej derisa nuk arrinte të shikonte. Ai u dërgua sërish në spital por u nxor sërish nga spitali dhe iu dhanë antibiotikë.

O’Doëd tha se po kuptonin arsyen e vdekjes së djalit deri pas dy ditësh iu konfirmua se ishte nga meningjiti. /Indeksonline/