10:11 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

Vdes babai i Blerim Kuqit, Haradinaj i shpreh ngushëllime

Ka ndërruar jetë babai i Blerim Kuqit, ish-kryetarit të Komunës së Suharekës.

Nga ana e tij, kryeministri i vendit , Ramush Haradinaj i ka shprehur  ngushëllime atij dhe familjes.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

I prekur nga lajmi për vdekjen e Ahmet Kuqit, të cilin e njoha personalisht, si një burrë të fjalës që ka qëndruar kurdoherë i paluhatshëm në parimet shqiptare.

Deputetit Blerim Kuqi si dhe familjes së gjërë të të ndjerit, u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta. Të jeni bashkë dhe të ruani kujtimet më të mira për më të dashurin tuaj.

Prehu në paqe Baca Ahmet!