18:58 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Vdes babai i Visar Ymerit

Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë babai i tij, Musli Ymeri.

Ymeri këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në ‘Facebook’, transmeton Indeksonline.

Më tutje, deputeti i Kuvendit ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, në varrezat e fshatit Lugmir (Ish Zllatar) të kryeqytetit.

“Njoftoj të gjithë miqtë se sot ka ndërruar jetë babai im Musli Ymeri. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër, e mërkurë 8 gusht 2018, në varrezat e fshatit Lugmir (ish Zllatar) të Prishtinës, në ora 13”, ka shkruar Ymeri./Indeksonline/